Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm për transferimet, raporton se Tottenham po tenton të sjellë Adama Traoren.
Pengesa më e madhe e transferimit është menaxheri i Wolverhampton, Bruno Lage, i cili dëshiron ta mbajë reprezentuesin spanjoll deri në fund të sezonit.
Romano shton se Tottenham do i shet Ndombele, Dohertyh, Bergwijn, Dele Allin, nëse ka oferta.
Adama Traore njihet për shpejtësinë dhe vështirësitë që iu shkakton mbrojtësve kundërshtar gjatë ndeshjeve në Premierligë – pavarësisht se nuk është lojtar që shënon shumë. /Gazeta Sinjali Sporti/