image Tottenhami fiton ndeshjen e parë në Premierligë nën udhëheqjen e Contes

Futboll

Tottenhami fiton ndeshjen e parë në Premierligë nën udhëheqjen e Contes

news image

Tottenham Hotspurs ka arritur të realizojë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Leeds Unites, shkruan Sinjali Sport.

Spurs mposhtën me përmbysje Leedsin me rezultat 2-1.

Mysafirët kaluan në epërsi me Daniel James në minutën e 44-të, duke shkuar në pushim me avantazh.

Mirëpo 45 minutat e dytë ishin krejtësisht ndryshe, ku u pa ndikimi i Contes në zhveshtore, pasi futbollistët vendas dominuan periudhën e dytë.

Hojbjerg në të 58-ën minutë barazoi shifrat, kurse Reguilon në të 69-ën kaloi londinezët në avantazh, duke ia siguruar fitoren ekipit.

Ky ishte triumfi i parë i Contes me skuadrën e Tottenhamit në Premierligë.

Pas kësaj fitore, Spurs ngritën në pozitën e shtatë me 19 pikë, kurse Leeds me 11 pikë gjenden në vendin e 17-të. /Gazeta Sinjali Sporti/