image Tottenhami fiton derbin londinez, mbetet e hapur gara për Ligën e Kampionëve

Futboll

Tottenhami fiton derbin londinez, mbetet e hapur gara për Ligën e Kampionëve

news image

Tottenhami ka fituar derbin e Londrës Veriore ndaj Arsenalit.

Spurs kanë triumfuar me rezultat të pastër 3-0 ndaj ‘Gunners’.

Një penallti akorduar nga gjyqtari në favor të Tottenhamit në minutën e 22-të prishi të gjitha planet e mysafirëve, teksa anglezi Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Gjërat u përkeqësuan edhe më tepër për Topçinjtë, pasi mbrojtësi i tyre Rob Holding u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 33-të.

Vetëm katër minuta më vonë, Kane dyfishoi epërsinë në minutën e 37-të pas një goli me kokë të realizuar, për të shkuar në pushim me epërsinë solide 2-0 skuadra e Spurs.

Në pjesën e dytë, vendasit realizuan edhe golin e tretë në minutën e 47-të, duke hequr çdo dilemë rreth fitores.

Me këtë fitore, Tottenham mbajnë gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi tani afrohen në vetëm një pikë ndaj skuadrës së Arsenal teksa kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

/GazetaSinjaliSport/