Tottenhami ka fituar derbin e Londrës Veriore ndaj Arsenalit.
Spurs kanë triumfuar me rezultat të pastër 3-0 ndaj ‘Gunners’.
Një penallti akorduar nga gjyqtari në favor të Tottenhamit në minutën e 22-të prishi të gjitha planet e mysafirëve, teksa anglezi Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Gjërat u përkeqësuan edhe më tepër për Topçinjtë, pasi mbrojtësi i tyre Rob Holding u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 33-të.
Vetëm katër minuta më vonë, Kane dyfishoi epërsinë në minutën e 37-të pas një goli me kokë të realizuar, për të shkuar në pushim me epërsinë solide 2-0 skuadra e Spurs.
Në pjesën e dytë, vendasit realizuan edhe golin e tretë në minutën e 47-të, duke hequr çdo dilemë rreth fitores.
Me këtë fitore, Tottenham mbajnë gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi tani afrohen në vetëm një pikë ndaj skuadrës së Arsenal teksa kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.