image Tottenham në bisedime me ish trajnerin e Romës

Futboll

Tottenham në bisedime me ish trajnerin e Romës

news image

Skuadra angleze Tottenham Hotspurs ka filluar bisedimet me Paulo Fonseca për postin e trajnerit, njofton Fabrizio Romano, përcjell Sinjali Sport.

Fonseca dy vitet e fundit i kaloi në stolin e Romës, të cilën e drejtoi nga viti 2019.

Portugezi ka përvojë edhe me skuadra tjera, sidomos portugeze, mirëpo përvoja me skuadrën italiane është ajo që i ka shtyrë drejtuesit e Tottenhamit për të interesuar për të.

Londinezët e shkarkuan Mourinho këtë vit dhe pikërisht Roma është skuadra që e ka emëruar trajner “Special One”. /Gazeta Sinjali Sporti/