image Tottenham me ofertë zyrtare për Vedat Muriqin

Futboll

Futboll/ Tottenham me ofertë zyrtare për Vedat Muriqin

news image

Trajneri i njohur i botës së futbollit, Jose Mourinho duke përcjellur paraqitjet impresive të sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit e ka parë atë si zëvendësues të Harry Kane, i cili pritet shumë shpejt të largohet nga Tottenham.

Fanatik raporton se klubi londinez ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 25 milion eurosh për 25-vjeçarin, i cili këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në 24 ndeshjet që ka nisur si titullar me “gjigantin” turk.

Muriqi pëlqehet edhe nga Lazio dhe Igli Tares i duhet të bëjë një tjetër ofertë për ta bindur që të pranojë Serie A në vend të transferimit në ishull, aty ku e pret një mjeshtër si Jose Mourinho, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.