Harry Kane ishte një nga lojtarët më të lakuar përpara se Europa të pushtohej nga Covid-19.
Kjo pandemi globale i dha mundësi kapitenit të Anglisë të fitoj kohë për tu rikuperuar plotësisht por pavarësisht dëmtimit të pësuar në kofshë, Kane mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve.
Prej kohësh sulmuesi i Tottenham ka shprehur dëshirën e tij për të nisur një tjetër aventurë, këtë herë larg Londrës. I vetmi kusht për ta mbajtur në kryeqytet është prezenca në Champions League, përballë këtij fakti drejtuesit e “gjelave” kanë lëvizur duke vendosur dhe ata kushtet e tyre.
Sipas “BBC”, Kane mund të largohet nga për një shifër të frikshme, 200 milion euro. Gjithashtu nëse Kane vendos të largohet këtë mund ta bëj vetëm jashtë Anglisë.
Prej kohësh flitej se Kane ishte në orbitën e dy klubeve nga Mançesteri, pikërisht për të shmangur këtë kalim, drejtuesit e Tottenham i kanë vendosur këtë kusht.
Ky nuk pritet të jetë një problem për sulmuesin e “gjelave” pasi Kane ka shumë admirues edhe jashtë Anglisë.