image “Toto” nga Noizy dhe Raf Camora, certifikohet si ‘Gold and Platinum’ në shtete të ndryshme

Bota e Yjeve

“Toto” nga Noizy dhe Raf Camora, certifikohet si ‘Gold and Platinum’ në shtete të ndryshme

news image

Reperi shqiptar Rigels Rajku i njohur për publikun si Noizy, është ndër artistët më të pëlqyer, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai është mjaft aktiv me projekte të ndryshme muzikore, të cilat pëlqehen mjaft shumë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm.

Reperi para dy vitesh bashkoi forcat me reperin Raf Camora, të cilët punuan hitin e asaj vere që u pëlqye jo vetëm nga publiku shqiptar, por mori vëmendjen edhe nga ai evropian.

Sot reperi shqiptar ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku dha lajmin se ai dhe Raf Camora kanë arritur një sukses të madh me duetin e tyre.

“Toto” nga Noizy dhe Raf tashmë është certifikuar si ‘Gold dhe Platinum’ pas suksesit të madh që pati në Youtube.

Përmes postimit reperi falënderoi të gjithë ata që kanë qenë pjesë e projektit muzikor dhe sigurisht fansat e tij.

“Doja tu falenderoja gjith ju fansat me të cmendur në bote qe e bet kete të mundur Gold & Platin #Toto ju dua pa mase”, shkroi Noizy.

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

/Gazeta Sinjali/