image Hendbollistja Mirela Gjikokaj shënon shtatë gola, shpallet më e mira në ndeshjen e kampionatit norvegjez

Sporte të tjera

Hendbollistja Mirela Gjikokaj shënon shtatë gola, shpallet më e mira në ndeshjen e kampionatit norvegjez

news image

Forma e lojtareve të Kombëtares së Kosovës po shkon duke u ngritur para ndeshjeve të rëndësishme me Ishujt Faroe.

Në Norvegji, Mirela Gjikokaj ka shkëlqyer në fundjavë. Ajo u shpall më e mira e ndeshjes në të cilin Follo HK barazoi 28:28 me Haslumin.

Gjikokaj ndeshjen e mbylli me shtatë gola të shënuar, ndërsa kishte efikasitet të lartë.

Për më tepër hendbollistja i kishte edhe nëntë asistime.

Mirela Gjikokaj është prej lojtareve kryesore të Kosovës. Ajo me Follon luan në kategorinë e dytë norvegjeze.

/GazetaSinjali/