image Parlamenti Evropian "godet" Serbinë, e kushtëzon me sanksione ndaj Rusisë

Evropë

Parlamenti Evropian “godet” Serbinë, e kushtëzon me sanksione ndaj Rusisë

news image

Raporti i Parlamentit Evropian për Serbinë, i kërkon Beogradit të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës dhe të përcaktojë qartë, nëse ajo është pro rrugës evropiane.

Krahas kushteve të njohura lidhur me sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, raporti thekson se respektimi i politikës së jashtme të BE-së, përfshirë sanksionet kundër Rusisë, do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të negociatave për anëtarësim.

Në një sërë amendamentesh për marrëdhëniet me Rusinë, të cilat zgjeruan ndjeshëm tekstin fillestar të raportuesit Vladimir Bilchik, eurodeputetët kërkuan “sanksione urgjente”, duke shprehur shqetësimin se Serbia ishte “ndër të paktat vende evropiane që nuk respektuan qëndrimin e BE-së”, se ajo renditet e fundit në rajon për sa i përket përputhshmërisë.

Sipas mediumit serb RTS, i cili pretendon se ka siguruar tekstin, mes tjerash, Parlamenti Evropian, i bën thirrje Serbisë të pezullojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, duke përfshirë projekte të tilla si Qendra Humanitare Ruse në Nish.

Parlamentarët janë gjithashtu të shqetësuar për bashkëpunimin ushtarak të Serbisë me Bjellorusinë dhe Kinën, po ashtu dhe për blerjen e pajisjeve ushtarake nga këto vende, që sipas tyre është “70 për qind e blerjeve totale të pajisjeve” në Serbi, si dhe raportet për përgjimet e liderëve të opozitës ruse në Beograd.

/GazetaSinjali/