image Totaj flet për gjendjen e rrugës ku pati rrëshqitje të dheut - Sinjali

Totaj flet për gjendjen e rrugës ku pati rrëshqitje të dheut

news image

Sot, për shkak të një rrëshqitje të dheut, u bllokua rruga Prizren – Prevallë, shkruan Gazeta Sinjali.

E në vendngjarje ka shkuar kryetari i ri i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili njoftoi se nuk ka pasur të lënduar.

Pas rëshqitjes se dheut mes dy tunelëve në rrugën Prizren – Reçan, isha në vend të ngjarjes. Nga personat kompetent për ngjarje të tilla, policia dhe ministria, kompetencë e të cilës është përkujdesja për rrugët regjionale, u informova se për fat të mirë nuk kishte të lënduar nga ky aksident.”

Rruga për shkaqe sigurie është përkohësisht e mbyllur. Ofrova ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë.”

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin