image Tollovi te Shatërvani në Prizren, disa persona tentojnë t’ia vënë flakën një butiku
[wp-story id="814678"]

Siguri

Tollovi te Shatërvani në Prizren, disa persona tentojnë t’ia vënë flakën një butiku

news image

Një dyqan i rrobave mbrëmë pas mesnate ka qenë cak i keqbërësve. Persona të panjohur kanë tentuar që t’i vënë flakën lokalit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pronari ka njoftuar Policinë lidhur me rastin dhe ka ofruar pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë.

Sinjali mëson se dy persona të dyshuar të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë thyer xhamat e lokalit dhe me një shishe brenda së cilës kishin futur lëndë djegëse, kanë tentuar që t’i vënë flakën dyqanit.

Motivet që kanë shtyrë të dyshuarit të bëjnë këtë akt nuk dihen ende.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe janë marrë veprimet hetimore për të identifikuar të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/