Qendra e testimit për COVID-19 në Prishtinë është mbushur nga qytetarët, të cilët kanë shkuar të bëjnë testin, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka shkruar në adresë të Sinjalit dhe është ankuar për tollovinë e madhe që është krijuar aty, pasi që sipas tij shumica nga ata nuk janë duke respektuar masat anti-COVID.
Ai për Sinjalin tha se nga numri i personave që po presin që aty të testohen dhe t’i bëjnë analizat është i madh dhe pritjet janë të gjata më shumë se një orë.
Nga pamjet që sinjalizuesi ka dërguar shihet se numri i personave që po presin me rend është i madh dhe shumica prej tyre nuk janë duke i respektuar masat që janë paraparë kundër koronavirusit.
Madje, sinjalizuesi pretendon se disa nga personat po hynë me të njohshëm në rend.