image Tollovi edhe para qendrës së vaksinimit në Lipjan - FOTO

Kosovë

Tollovi edhe para qendrës së vaksinimit në Lipjan – FOTO

news image

Tollovitë nëpër qendrat e vaksnimit siç duket po vazhdojnë edhe sot. Qytetarët e Lipjanit që nga mëngjesi janë duke pritur para qendrës së vaksinimit në këtë qytet.

Një sinjalizues që ka dërguar një fotografi ka thënë se qytetarët po presin pa mbajtur distancë e pa maska.

Përveç Lipjanit, këto ditë tollovi para qendrave të vaksinimit ka pasur edhe në Prizren, Gjakovë e Ferizaj.

/GazetaSinjali/