image Policia ndalon veturën në Prishtinë, gjen armë, thikë e maska

Siguri

Policia ndalon veturën në Prishtinë, gjen armë, thikë e maska

news image

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në kryeqytet ka ndaluar një veturë të tipit “Pick Up”, ku ka gjetur armë e maska, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se tre personat që ishin në veturë janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor.

Të njëjtat burime njoftojnë se gjatë kontrollit në veturë është gjetur një armë e zjarrit, thikë dhe disa maska të zeza.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje, në orët e mbrëmjes./GazetaSinjali/.