image Toka e mbuluar me gjak/ Pamje të reja nga aksidenti në Ponoshec ku u goditën dy policë - Sinjali

Toka e mbuluar me gjak/ Pamje të reja nga aksidenti në Ponoshec ku u goditën dy policë

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje të reja nga aksidenti në Ponoshec të Gjakovës, ku dy policë u goditën nga një veturë.

Dy zyrtarët policorë Kujtim Kuqi dhe Hazer Kasumi u goditën me veturë nga i dyshuari Musa Ibrahimi.

Policët janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, kurse i dyshuari është ndaluar.

Burimet e Sinjalit njoftuan se i dyshuari Musa Ibrahimi, është banor i fshatit Morinë. Ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur goditi me veturë dy policët dhe veturën e Policisë që ishte në një pikë kontrolli.

Pamje të reja:

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin