image Këta janë dy policët që u goditën nga vetura derisa ishin në një pikë kontrolli

Siguri

Këta janë dy policët që u goditën nga vetura derisa ishin në një pikë kontrolli

news image

Gazeta Sinjali sonte raportoi për një aksident trafiku në fshatin Ponoshec të Gjakovës, ku një veturë goditi dy zyrtarë policorë. Sinjali mëson se policët e lënduar janë Kujtim Kuqi dhe Hazer Kasumi.

Të njëjtit janë zyrtarë policorë të vijës së gjelbër të kufirit, shkruan Sinjali.

Sinjali mëson se Kuqi dhe Kasumi janë nga komuna e Deçanit.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me këtë aksident.

“Ka ndodhur një aksident. Derisa vetura zyrtare ka qenë në pikën e kontrollit , ka ardhë një veturë papritmas e ka goditë policët dhe veturën e policisë. Gjendja e tyre momentalisht është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Sinjalin.

/GazetaSinjali/