image "Erdhi papritmas dhe i goditi..."/ Kjo është gjendja e policëve të lënduar në Ponoshec

Siguri

“Erdhi papritmas dhe i goditi…”/ Kjo është gjendja e policëve të lënduar në Ponoshec

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident trafiku në fshatin Ponoshec të Gjakovës, ku kanë mbetur të lënduar dy policë.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me këtë aksident.

“Ka ndodhur një aksident. Derisa vetura zyrtare ka qenë në pikën e kontrollit , ka ardhë një veturë papritmas e ka goditë policët dhe veturën e policisë. Gjendja e tyre momentalisht është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Sinjalin.

/GazetaSinjali/