image Tmerr në Vushtrri: Tre persona nxjerrin një femër nga vetura me dhunë, ia lidhin duart dhe ia vjedhin kuletën

Siguri

Tmerr në Vushtrri: Tre persona nxjerrin një femër nga vetura me dhunë, ia lidhin duart dhe ia vjedhin kuletën

news image

Një femër në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë rreth orës 23:00 të datës 3 nëntor, është terrorizuar nga tre persona të maskuar, të cilët përderisa ajo ishte në lëvizje me makinën e saj, e kanë ndaluar, ia kanë lidhur të dy duart dhe ia kanë grabitur portofolin me rreth 250 euro në të, raporton Gazeta Sinjali.

Familjarët e viktimës tregojnë se kur ajo u mundua që ta telefonojë policinë, të dyshuarit ia kanë thyer edhe telefonin për ta penguar këtë veprim.

Ndërkaq, si rezultat i lëndimeve dhe traumave të pësuara, viktima ka marrë trajtim mjekësor në Vushtrri.

Rasti është raportuar në polici me datën 4 të këtij muaji, mirëpo deri më tani nuk është arrestuar askush, bën me dije një familjar i viktimës. /Gazeta Sinjali/