image “Tmerr... Mindil Vitia”, Zemaj publikon pamjet e tollovive në qendrat e vaksinimit

Shëndetësi

“Tmerr… Mindil Vitia”, Zemaj publikon pamjet e tollovive në qendrat e vaksinimit

news image

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitin për menaxhimin e situatës me COVID-19, si dhe ka publikuar disa fotografi nga qendrat e vaksinimit në Prizren dhe Gjakovë.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pamjet nga qendrat e vaksinimit tregojnë “rrugën e infeksionit e jo të parandalimit”.

Ai ka shkruar se “Çka është ky, menaxhim? JO! Ky është tmerr. Deri sa qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit, sikurse pamjet e sotme në Prizren e Gjakovë, ku edhe ashtu kemi rritje enorme brenda ditësh të rasteve spitalore e fatkeqësisht edhe numri i vdekjeve po rritet frikshëm”.

Qeveria Kurti dhe “Mindil Vitia” s’kanë as plan dhe as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe jetës së tyre. Kjo Qeveri ka hall tjetër, luksin e zyrave të qeverisë, agjendën populliste për vota dhe fushatën zgjedhore. Normal, edhe po bëjnë “praktikë”, me pushtet dhe me shëndet!”, u shpreh Zemaj.

/GazetaSinjali/