Tashmë kanë kaluar muaj që kur është filluar zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, për çështjen e targave, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë pikë parashihet që Kosova dhe Serbia të mbulojnë emblemat shtetërore të targave të njëra-tjetrës, por një gjë e tillë po del të jetë problematike në Kosovë.
Kjo pasi që gjatë ditës së sotme sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar foto të një veture e cila shihet duke qarkulluar lirshëm në lagjen “Lakërishtë”, në Prishtinë.
Në foton që e ka dërguar sinjalizuesi shihet se vetura me targa serbe BU-029-ZT është duke qarkulluar pa mbuluar emblemën shtetërore.
Sot Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për një veturë tjetër që nuk e ka respektuar mbulimin e simboleve shtetërore serbe, mirëpo ndaj këtij shoferit mori masa Policia e Kosovës, duke e gjobitur me 60 euro.