image Tjetër sulm me thikë në Gjermani, dy persona mbesin të lënduar

Evropë

Tjetër sulm me thikë në Gjermani, dy persona mbesin të lënduar

news image

Një tjetër sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani, ku një person ka sulmuar kalimtarët.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Erfurt dhe sipas të dhënave raportohet për 2 persona të lënduar, përcjell Gazeta Sinjali.

Policia është në kërkim të autorit, ndërkaq ju ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në kapjen e tij.

Kujtojmë se ditë më parë një sulm i ngjashëm ndodhi në një tjetër qytet gjerman ku 3 gra humbën jetën ndërsa 6 persona të tjerë u lënduan./Gazeta Sinjali/