image Tiranë/ Ia këputi këmbën një vajze, lirohet nga qelia djali i ish-eprorit të policisë

Shqipëri

Tiranë/ Ia këputi këmbën një vajze, lirohet nga qelia djali i ish-eprorit të policisë

news image

Jehon Breçani, 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren 23-vjeçare, Xhesina Gega, rreth tre javë më parë në Tiranë, duke i këputur këmbën është liruar nga qelia.

ABC News raporton se gjykata të premten ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ky vendim është marrë për shkak se vetë 19-vjeçari ka pësuar dëmtime nga përplasja e fortë. 

“Ka pësuar dëmtime vetë gjatë aksidentit në mushkëri. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja mjekësore. Prandaj është ndryshuar masa e sigurisë, sepse spitali i Burgut nuk i ka garantuar trajtim mjekësor. Familja Breçani ka sjellë njerëz nga fisi i vet nga Tropoja për të dhënë gjak për 23-vjeçaren e aksidentuar”, deklaroi Artan Hoxha.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15 të datës 10 qershor, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit, Jehon Breçani, djali i ish-numrit dy të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi vajzën 23-vjeçare dhe më pas u përplas me një pemë që ishte buzë rrugës.

Përplasja qe aq e fortë sa mësohet se vajza e aksidentuar, pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme duke humbur njërën këmbë.

23-vjeçarja për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit, të cilët edhe njoftuan ambulancën./Gazeta Sinjali/