Gjatë ditës së sotme një tërmet ka goditur Tiranën, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportimit të EMSC, magnituda e tërmetit ka qenë 3.9.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 21 kilometra në verilindje të Tiranës dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.
Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në qytetet tjera të vendit madje në Malin e Zi dhe në disa vende të rajonit.
Kujtojmë që më 21 Shtator 2019, Tirana u godit nga një tërmet me magnitudë 5.6 Rihter, ku shkaktoi dëme të mëdha materiale./GazetaSinjali/