Tifo grupi i skuadrës së Vllaznisë së Pozheranit ‘Tigrat’ përmes një postimi në Facebook kanë shprehur entuziazmin e për të përkrahur skuadrën e tyre.
Ata para ndeshjes me Vitinë, kanë shkruar me shaka se jo në Kaçanik po edhe në Sierra Leona do të udhëtojnë për të përkrahur ekipin, transmeton Gazeta Sinjali.
“Jo në Kaçanik po në Sierra Leone nëse doni vendosni mu zhvillu ndeshja. Aty jem përmas ekipës në mbështetje të vatrës të futbollit në Komunën e Vitisë”, ka shkruar kjo tifozëri.
Ky derbi lokal gjithmonë ka sjellë atmosferë fantastike. Ndeshja do të luhet të shtunën nga ora 14:00./Gazeta Sinjali/