image Tifozët tallen me Piquen, të cilin Williams e tërhoqi zvarrë

Futboll

Sport/ Tifozët tallen me Piquen, të cilin Williams e tërhoqi zvarrë

news image

Lojtari i Athletic Bilbao, Inaki Williams gjatë ndeshjës së mbrëmshme kundër Barcelonës, kishte një moment ku mori vëmendjen e të gjithëve me tërheqjen që i bëri Gerard Piques, duke e lënë qendërmbrojtësin të lënduar.

Inaki Williams shënoi një gol me kokë në momentet e fundit të ndeshjes që po zhvillohej në stadiumin San Mames, duke e eliminuar Barcelonën nga Kupa e Mbretit dhe duke ia vazhduar katalonasve problemet në ndeshjet jashtë shtëpisë

Kjo disfatë ishte një goditje e madhe për Barcelonën, që së fundi ka kaluar nëpër një periudhë vështirë – shkaku i mungesave në repartin e sulmit, zënkës së Lionel Messit me Eric Abidalin dhe startin jombresëlënës të Quique Setien.

Ndeshja e mbrëmshme ishte e vështirë edhe për qendërmbrojtësin veteran të Barcelonës, Gerard Pique, i cili u ndëshkua me karton të verdhë pasi që tentoi ta ndalë Williams duke e kapur për fanellë, mirëpo ky i fundit e tërhoqi Piquen zvarrë./ Gazeta Sinjali/