Arsenal shënoi fitore në shtëpi ndaj Tottenahmit me rezultat 3 – 1.
Në këtë takim, nga minuta e parë ishte shqiptari Granit Xhaka që shkëlqeu sa ishte në fushë.
Sidoqoftë, në pjesën e dytë Xhaka pësoi një lëndim jo të lehtë, gjë që duket nga pikëpamja e parë.
“Topçinjtë” në Twitter kanë shkruar për lëndimin e Xhakës, gjë që nuk iu ka pëlqyer.
“Xhaka e mbylli këtu. Ishte brilant, por ky lëndim nuk duket aspak mirë”.
“Nuk duket mirë për Xhakën, duket si lëndim i gjurit. A do na mungojë për ndeshjet e Kombëtares”.
“Granit Xhaka ndoshta nuk e lëndoi tërësisht gjurin. Kjo duket keq”, ishin disa reagime nga tifozët e Arsenalit.
Arsenal momentalisht renditët në pozitën e 10-të në tabelë me nëntë pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/