Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri dje i ka blerë të gjitha librat nga Çun Lajçi pasi ky i fundit doli për t’i shitur disa nga kopjet e librit të tij ‘Bastardët’.
Pas veprimit të tij, këngëtari mori një seri përgëzimesh e komente falënderuese dhe një prej tyre ishte edhe ai i Bes Kallakut, i cili i shkruan direkt këngëtarit.
Aktori thotë ndër tjerash se pasi dëgjoi veprimin e Labit , iu mbushën sytë me lot dhe ndonëse jo çdo kush e vlerëson, ai do fitoj gjithmonë me veprat e tij. /Gazeta Sinjali/