image Arrijnë aparaturat e oksigjenit në Kosovë, Labi tregon se kur do të shpërndahen falas në spitale

Shëndetësi

Arrijnë aparaturat e oksigjenit në Kosovë, Labi tregon se kur do të shpërndahen falas në spitale

news image

Humanisti dhe këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se kanë arritur aparaturat të cilat prodhojnë oksigjen, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri bëri të ditur se nga nesër do të fillojnë shpërndarjen e tyre nëpër komuna, ndërsa Spitali i Gjakovës do të vizitohet së pari pasi që gjendja atje është më e rëndë.

“Faleminderit Zotit dhe njerëzve që besojnë se të paktën ne mund të bëjmë diçka në ditët e vështira. Sot arritën aparaturat të cilat prodhojnë oksigjen, kurse nga nesër do i shoh komunat të cilat nuk kanë një të tillë. Besoj se në Gjakovë do të shkoj fillimisht për shkak të gjendjes së rëndë atje”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/