image Labi befason me shkrimin që bëri për Danin

Bota e Yjeve

Labi befason me shkrimin që bëri për Danin

news image

Dy këngëtarët e mirënjohur të skenës shqiptare po vijnë me këngë të re, shkruan Gazeta Sinjali.

Labinot Tahiri dhe Ramadan Krasniqi janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Këtë e bëri të ditur Labi me anë të një postimi në rrjete sociale, ku njoftoi se dueti i tij i radhës do të jetë me Danin.

Artisti vlerësoi lart karrierën e Danit, ndërsa bëri të ditur se kënga e tyre do të lansohet shumë shpejt bashkë me klip.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

Faleminderit yll i madh dhe idoli im Ramdan Krasniqi Dani, që ishe në vizitë në konakun tonë.
Me ne ishin dhe Andi dhe kologu ynë Valoni me të cilin perfundova baladen e re..!

Respekt për tere karrieren tënde dhe energjine qē ke, sikur të ishe një 30 vjeqar, e sidomos me zanin tënd BRILIANT.

Dani, të urojmë shendet dhe gjitha te mirat me familje e dashamirē

I dashur publik, do ta keni edhe duetin e radhës me Yllin e madh Danin dhe Labi
Akoma nuk keni dëgjuar gjë

Respekte per te gjithë, Labi Kosovë e Shqipërisë
.”  /GazetaSinjali/