image 2 të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj që u anashkaluan nga Ministria e Shëndetësisë, do të dërgohen në Turqi nga humanistët

Shëndetësi

2 të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj që u anashkaluan nga Ministria e Shëndetësisë, do të dërgohen në Turqi nga humanistët

news image

Ministria e Shëndetësisë së bashku me Spitalin e Turqisë kanë vendosur që katër prej gjashtë personave që kanë pësuar lëndime më të rënda nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, të dërgohen për trajtim jashtë vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

E kjo ka bërë që të aktivizohen qytetarët duke mbledhur të holla që t’ju mundësojnë edhe dy të tjerëve që nuk janë përfshirë në listë, të dërgohen për trajtim në Turqi.

Këngëtari dhe humanisti, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se janë duke pritur aeroplanin me mjekët nga Turqia që t’i marrë edhe dy pacientët tjerë, Enverin dhe Fidanin, në mënyrë që, sipas tij, të mos jenë të ndarë asnjëri nga ajo listë.

Ai bëri të ditur se së bashku me qytetarë të tjerë, janë duke qëndruar në sheshin e qytetit të Ferizajt, për t’i mbledhur paratë e nevojshme për shërimin e tyre./Gazeta Sinjali/