Pronari i një lokali në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në lokalin e tij, dje rreth orës 06:05, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, nga lokali të dyshuarit e maskuar kanë vjedhur 15 shtëpiza kompjuteri.
“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 07.10.2020-06:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij dhe nga aty kanë vjedhur pesëmbëdhjetë (15) shtëpiza kompjuteri”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Nuk është raportuar ende për të arrestuarit, derisa policia njofton se rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/