Një restorant i cili ndodhet në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë është hapur me forcë nga disa persona të panjohur, dje rreth orës 15:10, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se të dyshuarit kanë arritur të vjedhin një aparat kafeje, gypat e bakrit, pije alkoolike, një televizor, katër zmadhues zëri, një kompjuter, një arkë fiskale dhe disa dekorime antike.
“Rr. Lidhja e Pejës Prishtinë 09.10.2020-15:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohuri kanë hapur me forcë derën e restorantit të tij me ç’ rast kanë vjedhur një aparat kafeje, gypat e bakrit, pije alkoolike, një TV, katër zmadhues zëri, një kompjuter, një arkë fiskale dhe disa dekorime antike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/