image Thirrjet e shumta telefonike ngarkojnë numrin e ATK-së, publikohet edhe numri i dytë

Kosovë

Njoftim/ Thirrjet e shumta telefonike ngarkojnë numrin e ATK-së, publikohet edhe numri i dytë

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka pranuar 228 thirrje nga qytetarët e Kosovës të cilët kanë raportuar për rritje të çmimeve.

Është raportuar për rritje të çmimeve kryesisht në markete dhe farmaci, rastet janë adresuar tek inspektorët tatimor për trajtim ligjor.

“Për arsye të ngarkesës se madhe të thirrjeve të qytetarëve në linjën pa-pagës, Administrata Tatimore e Kosovës ka mundësuar edhe një linje tjetër alternative për raportim: 038 222 165 (kjo linje është me pagesë).”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Gazeta Sinjali/