image Thirrja e seancës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ky është komenti i asistentit të kryeministrit

Kosovë

Politikë/ Thirrja e seancës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ky është komenti i asistentit të kryeministrit

news image

Arianit Beqiri nga zyra e Kryeministrit përmes një postimi në Facebook ka thënë se nesër do të rrëzohet Qeveria Kurti.

Beqiri ka thënë se mocionin e mosbesimit ndaj shefit të tij do ta përkrahin PDK, LDK, AAK, NISMA, Lista Serbe dhe grupi parlamentar 6+.

“Nesër, në ora 11:00, seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti, përkrahur nga PDK, LDK, AAK, NISMA, Lista Serbe dhe 6+”, ka shkuar Beqiri në Facebook.

Nesër në ora 11:00 do të mbahet seanca për mocionin e mos besimit ndaj Qeverisë Kurti. 44 deputet e kanë nënshkruar këtë mocion.

Mocioni për rrëzimi e Qeverisë Kurti është dorëzuar nga LDK-ja të premten, pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i Ministrit të Brendshëm dhe sipas LDK-së, cenimit të raporteve me SHBA-të. /Gazeta Sinjali/