Sot rreth orës 12:00 u mbajt protesta kundër dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në mesin e thirrjeve të shumta kundër dhunuesve, u pa edhe një parullë në gjuhën turke.
Protestuesja mbante një pankartë në turqisht, në të cilën ka një thirrje, ku thotë se dhunuesit duhet të varen.
“Duhet me i varë. Me i pre. Me ua heq kokat”, shkruan në pankartën e saj.
Kujtojmë që mijëra persona kanë marrë pjesë në protestë, në mesin e tyre edhe shumë figura të njohura të skenës publike në Kosovë.