image Thiago Motta zyrtarisht trajner i Genoas

Futboll

Sport/ Thiago Motta zyrtarisht trajner i Genoas

news image

Genoa ka emëruar edhe zyrtarisht Thiago Mottan, si trajner të klubit.

Motta ka marrë pjesë menjëherë në stërvitjen e parë të skuadrës, transmeton Gazeta Sinjali.

Nga posti i trajnerit të Genoas këtë të martë herët u shkarkuar Aurelio Andreazzoli, ndërsa disa orë më pas mediat raportuan se Motta do të angazhohet si trajner.

37-vjeçari ka lindur në Brazil, por që ka përfaqësuar Italinë duke bërë 30 paraqitje, si dhe i ndihmoi përfaqësueses të kualifikohet në finale të “Euro 2012”.

Motta u pensionua nga futbolli profesionist në fund të sezonit 2017/18./Gazeta Sinjali/