image Formacionet zyrtare: Milan - Genoa

Futboll

Formacionet zyrtare: Milan – Genoa

news image

Milani do t’i bëjë konak skuadrës së Genoas në duelin e xhiros së 33-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Kuqezinjtë kanë lëshuar pikë në dy ndeshjet e fundit në Serie A, duke e rrezikuar vendin e parë në luftën për Scudetton.

‘Rosonerët’ regjistruan dy barazime të njëpasnjëshme ndaj Bolognas e Torinos, për të qëndruar tani vetëm dy pikë para Interit, por që zikaltrit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Teksa Milani kërkon medoemos këndelljen sonte, dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Ismael Bennacer dhe Ante Rebic rikthehen nga lëndimi, por Ibrahimoviç, Alessio Romagnoli, Alessandro Florenzi, Simon Kjeer dhe Samu Castillejo mbeten jashtë.

Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud.

Genoa: Sirigu; Hefti, Ostigard, Bani, Vasquez; Galdames, Badelj; Ekuban, Amiri, Frendrup; Piccoli.