image Zyrtare: Interi e transferon edhe Felipe Caicedon

Futboll

Zyrtare: Interi e transferon edhe Felipe Caicedon

news image

Inter edhe zyrtarisht kanë njoftuar për nënshkrimin me Felipe Caicedo.

Sulmuesi ekuadorian, Felipe Caicedo do ta vazhdojë sezonin e tij te skuadra e Inter.

Caicedo do të luajë te skuadra e Inter në formë huazimi nga Genoa.

33 vjeçari i bashkohet klubit si një alternativë për Dzeko dhe Lautaro, në mënyrë që Inzaghi të ketë sa më shumë opsione.

Siç njofton skuadra e Inter, Caicedo është bashkuar në një marrëveshje për huazim gjashtë mujor.

/Gazeta Sinjali Sporti/