Genoa ka emëruar edhe zyrtarisht Thiago Mottan, si trajner të klubit.
Motta ka marrë pjesë menjëherë në stërvitjen e parë të skuadrës, transmeton Gazeta Sinjali.
Nga posti i trajnerit të Genoas këtë të martë herët u shkarkuar Aurelio Andreazzoli, ndërsa disa orë më pas mediat raportuan se Motta do të angazhohet si trajner.
37-vjeçari ka lindur në Brazil, por që ka përfaqësuar Italinë duke bërë 30 paraqitje, si dhe i ndihmoi përfaqësueses të kualifikohet në finale të “Euro 2012”.
Motta u pensionua nga futbolli profesionist në fund të sezonit 2017/18./Gazeta Sinjali/