image Theri me thikë të dashurin, arrestohet një 23-vjeçare në Ferizaj

Siguri

Theri me thikë të dashurin, arrestohet një 23-vjeçare në Ferizaj

news image

Një femër e moshës 23-vjeçare ka therur me thikë të dashurin, 38 vjeçar, dje, në Ferizaj, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se 23-vjeçarja e dyshuar është arrestuar mbrëmë, rreth orës 19:40 në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj.

Në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja është  arrestuar personi i dyshuar me inicialet E.H  e moshës 23 vjeçare, e cila kishte therur me një mjet të fortë ( thikë) personin tjetër me inicialet P.A i moshës 38 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëjtë, tretman mjekësorë ka pranuar edhe e dyshuara në këtë rast, e cila më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj ”, thuhet në njoftimin e policisë.

Derisa policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit, mësohet incidenti kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje që personat e lartcekur kishin mes vete për shkaqe xhelozie. /Gazeta Sinjali/