Para pak minutash në kryeqytet është therur me thikë një person, të dyshuarit janë në arrati, raporton Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfrimuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se policia ka identifikuar të dyshuarit dhe është në kërkim të tyre.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën” Ahmet Krasniqi “në Prishtinë. Në këtë përleshje një person ka pësuar lëndime të rënda trupore(nga arma e ftohtë -thikë). Personi i lënduar është derguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet e stacionit policor “Qendra” kanë arritë të identifikojnë personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre”, tha Ahmeti për Sinjalin.