image Theret me thikë një person në Prizren

Siguri

Theret me thikë një person në Prizren

news image

Në rrugën “Wiliam Walker” në Prizren dje rreth orës 15:40 është arrestuar një person i cili dyshohet se e ka therur me thikë një person tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren kanë bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe se po vazhdon të kurohet.

Gjithashtu Sinjali merr vesh se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/