Sot një person është therur me thikë në fshatin Çagllavicë të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se viktima është dërguar në QKUK për trajtim, për shkak të lëndimeve të marra.
“Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë. Policia menjëherë ka filluar me trajtimin e të gjitha informacioneve që ndërlidhen me rastin dhe aktualisht ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e Policisë.