Një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë), sonte rreth orës 22:00, në rrugën “2 Korriku”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘2 Korriku’, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/