Në fshatin Vranidoll të Prishtinës është arrestuar një person, shtetas palestinez, pasi që i njëjti dyshohet se ka ther me thikë një person tjetër.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se edhe viktima edhe i dyshuari janë shtetas të Palestinës.
Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje, bëjnë të ditur këto burime.