image Njëri theret me thikë e tjetri sulmohet me mjete të forta, lëndohen rëndë një 44-vjeçar dhe një 35-vjeçar në Ferizaj

Siguri

Njëri theret me thikë e tjetri sulmohet me mjete të forta, lëndohen rëndë një 44-vjeçar dhe një 35-vjeçar në Ferizaj

news image

Dje rreth orës 16:30 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj dy persona janë lënduar me mjete të forta nga tre të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se njëri nga të lënduarit është therur me thikë kurse tjetri është goditur me mjete të forta.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në rajonin e Ferizajt, Mehmedali Hajdini.

Ai ka thënë se viktimat janë A.H., 44-vjeçar dhe Sh.H., 35-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Gjithashtu është bërë e ditur se njëra nga viktimat është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Viktimat janë sulmuar nga tre të dyshuar që deri tani nuk janë identifikuar.

/Gazeta Sinjali/