Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë, dje në Prishtinë.
Lëndimi trupor ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes disa personave.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 30.04.2020-21:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me disa persona të panjohur, njëri prej tyre e kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta Sinjali/