image Theret me thikë një person në Kaçanik, të dyshuarit në arrati

Siguri

Theret me thikë një person në Kaçanik, të dyshuarit në arrati

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën ‘Ismail Raka’ në Kaçanik, ku dy persona dyshohet se kanë therur me thikë një tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje me dy plagë në shpinë dhe të njëjtit i është ofruar ndihma e parë mjekësore.

Mirëpo për shkak të natyrës së lëndimeve, ai është transferuar me urgjencë për në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ku po vazhdon trajtimin mjekësor nën përkujdesjen e stafit shëndetësor.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë deklaratën e viktimës. Bazuar në dëshminë e tij dy personat të cilët nuk ka arritur që t’i identifikojë pasi kanë kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/