image Theret me thikë një 29-vjeçar në Sarandë

Shqipëri

Theret me thikë një 29-vjeçar në Sarandë

news image

Një person është therur me thikë në Sarandë.

Burime për ABCnews bëjnë të ditur se personi që është therur është një 29-vjeçar.

Ky i fundit për shkak të plagëve të marra ka përfunduar në spitalin e Sarandës.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se autori i kësaj ngjarje është një emër i njohur për policinë, pasi kohë më parë është arrestuar po për mbajtje të armëve të ftohta (thikë).

/GazetaSinjali/